Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti i rëndë në Ferizaj, gjinekologia jep detaje: Foshnja kishte shenja të ngufatjes

Lajme 07/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Minire Alilaj nga Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të foshnjës që vdiq pas lindjes në Emergjencën e Ferizajt.

Ajo tha se pacientja me inicialet F.M., nga Prelezi kishte shkuar në spital bashkë me familjarët e saj, me ankesa për obstipacion dhe gjakderdhje nga zorra e trashë, ndërsa menjëherë kishte kërkuar të hynte në tualet, ku më pas kishte kryer lindjen.

“Pacientja me inicialet F.M. nga Prelezi ka ardhur në Emergjencën e Ferizajt me ankesa për obstipacion dhe gjakderdhje nga zorra e trashë, e shoqëruar nga motra, nëna dhe babai. Menjëherë pasi ka ardhur, ajo ka kërkuar të hyjë në tualet, ku më pas ka kryer lindjen.”, tha Alilaj.

Sipas saj, dera e tualetit është hapur më vonë nga jashtë nga stafi, ndërsa foshnja është gjetur në një shportë, e ndarë nga kordoni ombilikal nga vetë pacientja.

“Pastaj dera është hapur nga jashtë nga stafi dhe familjarët. Kur kanë hyrë brenda, foshnja është gjetur në një shportë, e ndarë nga kordoni ombilikal nga vetë pacientja”, shtoi ajo.

Mjekja tutje bëri të ditur se në vendngjarje ka qenë edhe neonatologia kujdestare, e cila kishte konstatuar se foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Foshnja ka qenë në hipotermi, e ftohtë, me tonus nën 100 dhe saturim nën 60. Është tentuar reanimimi emergjent, por foshnja nuk ka arritur të mbijetojë”, deklaroi ajo.

Sipas raportimeve të neonatologes, foshnja kishte shenja të ngufatjes dhe kishte qëndruar për një kohë në tualet në temperaturë të ulët.

“Janë ndërmarrë menjëherë procedurat e reanimimit, por foshnja nuk ka arritur të mbijetojë. Sipas neonatologes, foshnja kishte shenja të ngufatjes dhe dyshohet se pacientja i ka lëshuar ujë në banjo, duke e ftohur shumë foshnjën”, shtoi ajo.

Gjendja shëndetësore e pacientes Alilaj tha se është stabile. /rtv21

Artikulli paraprakShpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në Holandë me të gjithë pacientët e infektuar
Artikulli i rradhës Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.