Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Razije Musa iu jep leksion të tjerëve: Nëna duhet të jetë autoriteti i vetëm për fëmijën

Jetë 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa thotë se autoriteti i vetëm për fëmijën duhet të jetë nëna dhe asnjë person tjetër s’ka të drejt të ndërhyj në këtë mes.

Kështu ka deklaruar mamia, ndonëse ka thënë se nuk është kompetente të flas për gjëra të tilla, ajo iu është drejtuar me këtë këshillë nënave të shumta që i kanë dërguar pyetje.

Lexoni postimin e saj të plotë:

Të dashura nana, kohë pas kohe unë ju shkruaj duke hequr nga supet petkun e profesionistes, ju drejtohem si nanë, gjyshe e vjehër.

Duke qenë se jam në biseda të përditshme me nana nga Kosova atëherë marr shkas të bëjë apel te masa për probleme të ndryshme.

Janë disa nana që më pyesin se si të i’a bëjnë me edukimin e fëmijëve, si të i’a bëjnë kur ato janë personi i fundit të cilin fëmija duhet ta pyes për diçka .

Unë gjithmonë ju them se profesionalisht nuk kam asnjë komptencë për të folur për gjëra të tilla, është çështje që nuk ka të bëjë me profesionin tim, prandaj sot po ju them këtu atë që unë e mendoj dhe e ndiej.

Nuk ekziston një njeri që ka dhe duhet të ketë më shumë autoritet mbi fëmijën se nana. Është jo normale që një fëmijë të edukohet nga ata që nuk e kanë sjellë në jetë përderisa nana është gjallë e shëndetshme dhe e aftë për ta edukuar.

Unë them se as brenda çiftit nuk duhet të ketë qëndrime të ndryshme që e bëjnë fëmijën të krijoj simpati për një prind më shumë se tjetrin.

Është shumë normale që fëmija ta dojë atë që e lejon të bëjë çka t’i dojë qejfi, prandaj është me rëndësi që të edukohen të gjitha gjeneratat në ketë drejtim dhe të kuptohet qartë se roli jonë si gjyshër është t’i duam e ndonjëherë të kujdesemi për nipat e mbesat tona por asnjëherë të marim rolin e edukuesit duke përjashtuar prindërit e veçanërisht nanën.

Kur nana i thotë JO fëmijët për çkado qoftë ajo duhet të mbetet JO, është shumë me rëndësi që fëmija të rritet duke e ndierë dashurinë por edhe autoritetin e prindërve të vet.

Ajo që nuk kuptoj është që kur nana dëshiron të krijoj autoritet ajo është e keqe, kur fëmija bëhet i paedukuar atëherë nëna është fajtore, prandaj ju lutem të gjithëve edhe bashkëmoshatarëve të mi shijoni ditët e bukura me nipa e mbesa e kuptoni rolin tuaj. Ju jeni aty për të dhënë dashuri e jo për të marrë vendime.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakMjekët shqiptarë në QSUT operojnë me sukses foshnjën 11 ditëshe
Artikulli i rradhës Lindi binjak para dy javë, por Egzona duket në superformë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.