Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon AUV: Uji i ambalazhuar ‘Rugove’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurt për konsum

Jetë 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në njoftim për media thotë se nuk është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova.

Reagimi nga AUV vjen pas raportimeve nga një agjenci lajmesh në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit të eksportuar.

Aty thuhet se si autoritet AUV nuk ka pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me produkt ‘Ujë për pije’.

“Nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore”.

Më tutje, thuhet se nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi i të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik.

“Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me “prezencën e bakterit koliform”. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë “Rugove”. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative (pa prezencë të baktereve)”, bëhet e ditur nga AUV.

Tutje, theksohet se nga numri i përgjithshëm i ngarkesave të eksportuar gjatë këtij muaji nga biznesi në fjalë, 12 prej tyre janë eksportuar ne Republikën e Maqedonisë se Veriut (eksporti drejtë këtij shteti është duke vazhduar edhe sot) ndërsa ngarkesat tjera janë eksportuar ne vendet tjera si: Shqipëri dhe France.

“Secili shtet ka të drejtë të rrisë frekuencën e mostrave për ndonjë produkt të caktuar për një afat të arsyeshëm kohorë. Shtimi i masave të kontrollit nga ndonjë shtet, për një produkte të caktuar, nënkupton rritje të sigurisë për konsumatorët e të gjitha vendeve qe e konsumojnë atë produkte. Nga të gjeturat pas gjurmimit të plotë, fakteve të mbledhura dhe paraqitura me lartë, nuk ka vend për shqetësim. Uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum”.

Artikulli paraprakShqipëri: Gjendet i vdekur një person në rrugë, dyshohet se u përplas nga makina muaj më parë
Artikulli i rradhës Krejt çka ndodhi dje në mbledhjen e Bordit, pak përplasje e pak kritika ndaj Azizit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.