Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon edhe Sindikata e Infermierëve, propozimin e OIK-ut e quan manipulim për interesa personale

Lajme 14/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor lidhur me propozimin e Odës së Infermeirëve që koeficienti të përcaktohet sipas gradës së shkollimit

Kryesia e Sindikatës së Infermierëve e ka kundërshtuar ashpër këtë propozim duke e quajtur manipulim për interesa të individëve të caktuar, shkruan Gazeta Shneta.

“Këshillojmë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që mos të bien pre e dezinformatave, manipulimeve dhe mashtrimeve dhe interesave personale të individëve të caktuar, meqë kemi vërejtë disa tentativa kohën e fundit”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sindikalistët thonë se kërkesa e tyre e adresuar edhe tek institucionet, është që koeficienti 3.2 të vendoset për të gjitha kategoritë e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë.

Reagimi i plotë:

Për hirë të korrektësisë, njoftojmë të gjithë infermieret që në këtë kohe jemi kundër çdo dallimi në koeficient të pagave. Ne jemi që të bëhet kategorizimi dhe të ndahen përgjegjësitë, mirëpo tani nuk është mundësia sepse këtë na e ndalon Ligji i Pagave, Neni 3, poashtu secilën kërkesë që e kemi bërë deri më tani, në Komisionin parlamentarë për Shëndetësi dhe së fundi edhe te Avokati i Popullit kemi kërkuar koeficientin e barabart 3.2 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë.

Sindikata e Infermirëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, konsideron si prioritet ngritjen e koeficientit në 3.2 bazuar në Ligjin e Pagave,Neni 3 i cili thotë që për punën, funkcionin, detyrën apo graden e njejtë, pagë e njejtë, sepse ky ligj është për rreth 85 mijë shërbyes civil dhe si i tillë është e pamundur që të ndryshohet ai nen.

Ne do të vazhdojmë fuçishëm ta shtyjmë përpara kërkesën tonë për koeficient 3.2, poashtu edhe kërkesat tjera siç janë pagesa për vikende, për orët shtesë, për rrezikshmëri, për ndrrimet e natës si dhe pagat jubilare.

Këshillojmë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që mos të bien pre e dezinformatave, manipulimeve dhe mashtrimeve dhe interesave personale të individëve të caktuar, meqë kemi vërejtë disa tentativa kohën e fundit.

Me respekt

Kryesia e SHSIMP

Artikulli paraprakVazhdon protesta e psikologëve klinik, kërkojnë anulimin e ‘konkursit të fushatës’
Artikulli i rradhës Si të motivoheni për t’i kryer gjërat më lehtë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.