Kandidatja për kryetare të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri, ka reaguar pas publikimit të një padie të ushtruar nga Blerim Syla ndaj disa punonjësve të FSSHK-së me akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin zgjedhor.
Imeri në reagimin e saj ka deklaruar se shantazhet dhe kërcënimet nuk do të mund ta ndalin procesin zgjedhor, i cili sipas saj është legjitim, shkruan Gazeta Shneta.
“Përpjekjet dëshpëruese për sabotimin e një ne procesi legjitim me anë të shantazhit dhe kërcënimeve nuk janë strategji e duhur për mbajtjen e pozitës, mirëpo janë transparenca, sinqeriteti, përgjegjësia dhe llogaridhënia”, ka deklaruar Imeri.
Ajo ka konfirmuar se nesër do të mbahet Kuvendi dhe i ka ftuar kolegët e saj për t’i dhënë fund interesave të ngushta.
“Atëherë ju mirëpres dhe shihemi nesër për t’i dhënë mundësi bashkpunimit dhe realizimit të kërkesave të të gjitha komuniteteve, për t’i dhënë mundësi unifikimit të komuniteteve dhe për t’i dhënë fund autokracisë dhe interesave të ngushta”, ka deklaruar Imeri.
Reagimi i saj i plotë:
Të nderuar kolegë, delegat,
Vullneti juaj veqëse është marrë në konsideratë, ndërsa si reflektim ka qenë dhe është ende përmbushja e vullnetit tuaj, pavarësisht shpifjeve, shantazhit dhe kërcënimeve me SLAP padi me qëllimin e vetëm zvarritjen dhe mbajtjen me forcë të ne pozitës dhe shkaktimin e konfuzitetit brenda delegatëve.
Një gjë duhet kuptuar secili që të gjithë ne jemi intelektual, ndërsa sharjet, ofendimet, shantazhi, huliganizmi dhe kërcënimet nuk na karakterizojnë si komunitete.
Janë një mori kriteresh, rregullorja dhe normat statutare të respektuara në përpikmëri, të cilat e demantojnë linçimin e organeve dhe komisioneve legjitime.
Përpjekjet dëshpëruese për sabotimin e një ne procesi legjitim me anë të shantazhit dhe kërcënimeve nuk janë strategji e duhur për mbajtjen e pozitës, mirëpo janë transparenca, sinqeriteti, përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Përmbushjen e këtyre të fundit u’a kemi borxh të gjithë anëtarësisë bashkë me përfaqësimin e interesave në mënyrë të drejtë, ndërsa i’a kemi borxh vetes ruajtje e kredibilitetit dhe integritetit.
Procesi legjitim i nisur ka mundësi reale të përmirësimit të mirëqenies dhe arritjes së objektivave, përfshi edhe unifikimin e komuniteteve.
Andaj pres nga secili i ngarkuar me përgjegjësinë e delegimit të interesave të anëtarësisë, të jenë pjesë e procesit të ndryshimit për të hirë dhe benefit të përgjithshëm dhe të të gjithë antarësisë pa dallim.
Injorimi i shantazhit, dezinformimit dhe manipulimeve është zgjidhja e duhur, ndërsa nënkupton edhe respektimin dhe përmbushjen e përgjegjësisë me të cilën jemi ngarkuar.
Atëherë ju mirëpres dhe shihemi nesër për t’i dhënë mundësi bashkpunimit dhe realizimit të kërkesave të të gjitha komuniteteve, për t’i dhënë mundësi unifikimit të komuniteteve dhe për t’i dhënë fund autokracisë dhe interesave të ngushta.