Sindroma premensturale dhe fillimi i shtatzënisë, shpesh herë ngatërrohen njëra me tjetrën.
Dritarja e ngushtë e simptomave të përbashkëta, bën që ndonjëherë gratë t’i ngatërrojnë gjendjet mes vete, por si mund të bëhet dallimi mes sindromës premenstruale dhe shtatzënisë?
Ndjeshmëri e gjirit
Ndjeshmëria e gjirit është një tregues i hershëm i shtatzënisë dhe sindromës premensturale. Dallimi kryesor: gjinjtë tuaj do të ndihen më mirë sapo të fillojnë menstruacionet; ndërsa e kundërta gjintë tuaj do të qëndrojnë të lënduar për një kohë nëse jeni shtatzënë.
Luhatje humori
Ah, treguesi i një periudhe të afërt menstruale – ju do të jeni duke qeshur brenda një minute, duke qarë në tjetrën dhe ndoshta jeni të gëzuar ose të tërbuar.
Edhe pse përfundimisht do të hipni në slitë emocionale nëse një foshnjë është në bord, zakonisht kjo gjendje do të zgjatet më shumë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Ngërçet
Diskomforti i barkut është i zakonshëm gjatë periudhes menstruale, por nuk ndodhë gjithmonë kështu, andaj nuk mund të jetë përherë shenjë e sindromës premenstruale.
Mirëpo ngërçet të lehta mund të ndodhin dhe në shtatzëninë e hershme, por nëse është e rëndë, telefononi ofruesin tuaj të kujdesit – mund të sinjalizojë një problem.
Gjakderdhje
Rrjedhja e kuqe poshtë është një shenjë e dukshme e ardhjes së menstruacioneve, por rreth një e treta e grave në pritje të fëmijës, kanë gjakderdhje në tremujorin e parë.
Fryrje
Një bark i fryrë shpesh shkon dorë për dore me sindromën premensturale, kështu që mos e ngatërroni me një fëmijë që do mund të vie ne jetë. Andaj, fryrja e barkut është e pazakontë në javët e para të zhvillimit të foshnjës.
Nauze
Është e rrallë të ndihesh e mërzitur para fillimit të menstruacioneve, kështu që nëse të ka zënë një dëshirë për t’u pastruar e liruar përmes të vjellave, ka të ngjarë që të kesh një fëmijë në barkun tuaj. Megjithatë, disa nëna të ardhshme nuk përjetojnë fare të përziera, kështu që mungesa e sëmundjes së mëngjesit nuk do të thotë që nuk jeni shtatzënë. /Gazeta Shneta/