Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reduktimi i dietës ushqyese me bazë karbohidrate mund të lehtësojë refluksin acidik

Jetë 29/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri zbuloi se reduktimi i sheqernave të thjeshta mund të përmirësojë refluksin gastroezofageal.

Individët me refluks kronik të acidit mund të gjejnë lehtësim duke reduktuar sheqernat e thjeshta në dietën e tyre, sipas një studimi të ri, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

E njohur gjithashtu si sëmundja e refluksit gastroezofageal, refluksi kronik i acidit prek deri në 20% të të rriturve në SHBA.

Kjo gjendje karakterizohet nga urthi dhe regurgitimi pasi ushqimet e gëlltitura kthehen në ezofag, një tub që shkon nga fyti në stomaku.

Studimi i ri, i kryer nga studiuesit në Universitetin Vanderbilt, ishte i pari që vlerësoi ndikimin e karbohidrateve në pacientët me refluksi gastroezofageal.

Rezultatet sugjeruan se reduktimi i konsumit të karbohidrateve të thjeshta, si buka e bardhë dhe biskotat, mund të zvogëlojë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e urthit dhe simptomave të tjera të refluksit gastroezofageal.

Përveç sheqernave, njerëzit me refluks gastroezofageal mund të ndihen sikur ekziston një listë e pafund ushqimesh për të shmangur, duke përfshirë frutat e agrumeve, çokollatën dhe salcën e domates.

Megjithatë, Heidi Silver, profesoreshë e mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt dhe autore e studimit, tha se nuk është e nevojshme që njerëzit me refluks gastroezofageal të heqin dorë plotësisht nga sheqernat e thjeshta.

“Reduktimi i marrjes është një qasje më e ndjeshme dhe më e kënaqshme”, tha profesoreshë Silver.

Rekomandimet e dietës me refluks gastroezofageal shpesh fokusohen në shmangien e ushqimeve që mund të ngadalësojnë tretjen dhe të ulin presionin mbi sfinkterin e poshtëm të ezofagut.

Vaktet më të mëdha marrin më shumë kohë për t’u tretur dhe ushtojnë më shumë presion në sfinkterin e poshtëm të ezofagut, prandaj ka më shumë gjasa të shkaktojnë refluks.

Përmasat e vogla të porcioneve mund të ndihmojnë në lëvizjen më të shpejtë të ushqimit nga stomaku në zorrën e hollë.

Ngrënia shumë vonë gjatë natës gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e refluksit gastroezofageal sepse mund të shtriheni në një pozicion që provokon refluks përpara se vakti juaj të tretet plotësisht. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëshilla për të parandaluar migrenën në fluturime
Artikulli i rradhës A e dalloni migrenën nga dhimbja e kokës? Ja si

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.