Hulumtimi i një bashkëpunimi portugalez-brazilian ka treguar se ulja e konsumit të kalorive mund të rrisë efektivitetin e kimioterapisë në trajtimin e sarkomave, një lloj i rrallë i kancerit. Rezultatet e studimit, publikuar në ditën botërore të kancerit më 4 shkurt, tregojnë se kufizimi i kalorive reduktuar peshën dhe volumet e tumorit, ndërsa njëkohësisht mbron qelizat normale nga dëmtimi i shkaktuar nga kimioterapia.
Sipas studiuesve, një ulje prej 40% e konsumit të kalorive shkaktoi stres metabolik në mjedisin e tumorit, duke penguar proceset thelbësore për rritjen dhe përparimin e tij. “
Sa më shumë energji të konsumojë trupi, aq më shumë zhvillohet kanceri. Reduktimi i kalorive u mundëson trajtimeve të kimioterapisë të jenë më efektive”, tha studiuesi Moisés Tolentino Bento da Silva.
Përveç rritjes së efektivitetit të kimioterapisë, reduktimi i kalorive ndihmon në riparimin e dëmtimeve të ADN-së në indet jo-tumorale dhe rikthen metabolizmin e yndyrnave, duke ulur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve që ushqejnë qelizat kanceroze.
Studiuesit gjithashtu theksuan se ushtrimi i rregullt fizik ka ndikim pozitiv te pacientët me kancer, duke reduktuar efektet anësore të kimioterapisë dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës, si gjatë trajtimit ashtu edhe pas tij./Gazeta Shneta/


