Brenda 24 orëve të fundit, Gjermania ka regjistruar mbi një mijë viktima si pasojë e covid-19.
Numër rekord i viktimave është raportuar brenda 24 orëve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas Institutit, 1,129 viktima u regjistruan në Gjermani, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 32,107.
Gjithashtu, përgjatë kësaj periudhe, Instituti raportoi mbi 22 mijë infeksione të reja me covid-19.
Javët e fundit, Gjermania ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme të rasteve pozitive, ndonëse vendi ka vendosur masa të ashpra anti covid./GazetaShneta/