Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rektori Marjan Dema i lakmon asistentes së Fakultetit të Mjekësisë

Lajme 09/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vit pasi ka marrë drejtimin e institucionit më të madh të arsimit të lartë në Kosovë, Marjan Dema ka folur për Emisionin “Jeta në Kosovë” për punën e tij si rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai ka thënë se në periudhën njëvjeçare ka arritur ta zhbllokojë çështjen e doktoraturës në UP, ka bërë bashkëpunime ndërkombëtare si dhe ka bërë një komunikim më të mirë mes tij, prorektorëve dhe senatit që, sipas tij, ka qenë në gjendje jo të mirë nga rektorët e kaluar.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Rektori ka folur edhe për zgjedhjen e Naim Morinës si asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe refuzimin nga senati të Rozafa Koliqit, specializantes së vetme në Kosovë për Farmaci Klinike.

Koliqi kishte folur javën e kaluar për emisionin “Jeta në Kosovë” për atë që ajo pretendon se i është bërë e padrejtë gjatë procesit të përzgjedhjes.

“Natyrisht unë çdo problem që ka qenë i trashëguar dhe që e kam hasur, e kam zgjidhur. A është zgjidhja më e mirë e përcakton Senati dhe jo Rektori”, tha Dema duke u përgjigjur procesit të avancimit të Naim Morinës, asistent në Farmaci Klinike.

E në gjithë këtë situatë, Rektori i ka një lakmi kallxueses Rozafa Koliqi e cila pas ankesave që ka drejtuar në të gjitha institucione, Policia e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda Ekonomike dhe Korrupsion ka filluar ta hetojë Rektoratin.

“Rozafa Koliqi e ka ngritur në këmbë një Kosovë ka lobuar, por sigurisht e ka një karakter të fortë. Rozafa Koliqi mua më pëlqen që është karakter i fortë sepse e ka ngritur Kosovën në këmbë, seriozisht po të them. Me e ngrit krejt Kosovën, krejt agjensionet, krejt inspeksionet, krejt televizionet, krejt gazetat këtë mundet veç Rozafa Koliqi ta bëjë, i lumtë. E admiroj për një fuqi dhe karakter shumë të fortë që ka arritur ta trondisë Kosovën”, tha Dema.

Deklaratën e rektorit Marjan Dema mund ta ndiqni në linkune mëposhtëm:

Artikulli paraprakPse fëmijët thithin gishtin dhe si ta shmangim këtë shprehi?
Artikulli i rradhës Lini të gjitha punët: Duhet ta shihni këtë super-bebe (FOTO)

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.