Shkruan Lira Gjika, pediatre.
Dialogu me te rriturin, fuqizon besimin e fëmijës te fjala dhe vetja e tij.
Fëmija kur dialogon apo bisedon me të rriturin e ka më të lehtë të aktivizojë potencialët drejt autorealizimit. Të zhvillojë kuriozitetin dhe habinë nga gjërat e reja që zbulon dhe mëson. Por kur biseda i rritur fëmijë zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit dialogu nuk ndërtohet dot.
Për pasojë, rritja dhe të mësuarit, kthehen në vuajtje, bezdi dhe përtesë. Fëmija humbet gëzimin dhe habinë e të mësuarit. Habia e të gjeturit, e zbulimit është shumë e rëndësishme për mëndjen e fëmijës.
Habia e ndihmon fëmijën të ketë durim për të gjetur, zbuluar e mësuar gjëra të reja, fjalë të reja, i ushqen fantazinë që është leva e mëndjes, por i vetëm nuk ja del dot, i duhet i rrituri.
Pa dialogun inkurajues nga ana e të rriturit, prind dhe mësues, fëmija nuk beson dot te vetja dhe fjalët e tij. Lira Gjika
Artikulli i botuar është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje nga ana e redaksisë së Gazetës Shneta.