Rëndësia e përdorimit të sapunit nga qumështi i dhisë

2017-03-15 në ora 10:30

Shumë njerëz përdorin sapun me bazë uji për të larë trupin e tyre. Ndërrimi me sapun me bazë qumësht dhie, vërtetë mund të ketë përfitime të mëdha shëndetësore për trupin tuaj.

Sapuni me qumësht dhie është i shkëlqyer për personat me lëkurë të thatë apo të ndjeshme, ose që kanë gjendje të caktuar, të tilla si psoriazë dhe ekzemë. Gjithashtu ky lloj sapuni është i përkryer edhe nëse keni lëkurë të shëndetshme por që dëshironi ta mirëmbani edhe më tej ashtu.

Qumështi i freskët i dhisë nga fermat, përmban përfitimet e mëposhtme:

Acid ‘Alpha Hydroxy’. Qumështi i dhisë përmban acide alpha-hydroxy, të tilla si acidi laktik të cilat ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës suaj. Kjo lejon formimin e qelizave të reja në lëkurën tuaj, duke ndikuar për një pamje të re dhe të freskët. Këto acide kanë shumë efekt në prishjen e lidhjes që mbajnë qelizat e vdekura, ku me zhdukjen e këtyre qelizave të vdekura, lëkura rigjenerohet dhe humbet acarrimin. Sapunët me bazë uji mund të përmbajnë acide kimike të ashpra, duke rezultuar në dëmtim të lëkurës.

Qumështi i dhisë përmban shumë vitamina, por në nivel të lartë është e koncentruar vitamina A, e cila është e nevojshme për riparimin e indeve të dëmtuara të lëkurës si dhe për të ruajtur shëndetin e saj. Ka shumë studime mjekësore që pohojnë se llojet e kremërave të përbërë me vitaminë A, ndikojnë në reduktimin e rrudhave dhe akneve, lehtësojnë psoriazën etj.

Molekulat yndyrore janë një pjesë e rëndësishme për të bërë një sapun të mirë. Kremi që është i pranishëm në qumështin e dhisë ndihmon në rritjen e cilësisë hidratuese të sapunit. Meqenëse shumica e njerëzve vuajnë nga thatësia e lëkurës, sidomos gjatë muajve të dimrit, kjo paraqet një cilësi shumë të rëndësishme për sapunin. Sapuni me qumësht dhie nuk shkakton thatësi të tillë sikur llojet tjera, kjo ka rëndësi sepse e mban lëkurën të hidratuar në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

Qumështi i dhisë përmban minerale të rëndësishme për lëkurën, të tilla si seleni. Besohet nga shkencëtarët se seleni luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të lëkurës. Ky gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga ekspozimi i tepruar në diell. Edhepse sapuni me bazë uji mund të përmbajë minerale tjera si kalcium, natrium, hekur, sërish nuk janë të mjaftueshëm kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës suaj.

Pavarsisht a është lëkura juaj e shëndetshme apo jo, me shumë siguri do të përfitoni nga përdorimi i sapunit të përpunuar vet nga qumështi i freskët i dhisë që ofrohet nga fermat e mirëmbajtura./femra.net/