Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka ngritur alarmin për rënien e ndjeshme të niveleve të testosteronit tek burrat, duke e konsideruar këtë fenomen një problem serioz shëndetësor me implikime të gjera për shëndetin riprodhues dhe metabolik. Autoritetet paralajmërojnë se kjo gjendje mund të ndikojë në energjinë, forcën muskulore, shëndetin kardiovaskular dhe aftësinë riprodhuese të meshkujve.
Përdorimi i pakontrolluar i terapive hormonale, stili i jetesës jo i shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik dhe dieta e varfër po kontribuojnë në uljen e testosteronit, shkruan 19th News, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shprehin shqetësim se shumë burra po synojnë trajtime hormonale pa mbikëqyrje mjekësore, duke rritur rrezikun për komplikime serioze shëndetësore.
Specialistët theksojnë nevojën për hulumtime më të thella dhe për udhëzime të qarta klinike mbi trajtimin e testosteronit. Ata paralajmërojnë se vetëmjekimi me hormone mund të shkaktojë efektet anësore të rënda, përfshirë problemet kardiovaskulare, çrregullimet metabolike dhe humbjen e funksionit natyral të testikujve.
Në këtë kontekst, FDA rekomandon që meshkujt të konsultohen me mjekët specialistë para çdo terapie hormonale dhe të ndjekin monitorimin e rregullt të niveleve të testosteronit. Ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për ndërgjegjësim më të madh të publikut dhe politikash që mbështesin përdorimin të sigurt dhe të monitoruar të trajtimeve hormonale. /Gazeta Shneta/


