Shpesh herë ne apo të tjerët kemi gërhitje gjatë natës, por ekziston edhe një gjendje tjetër që është rënkimi në gjumë. Këtu mund të kuptojmë faktorët dhe shkaktarët e kësaj gjendje dhe rrezikun për shëndetin, shkruan Prevention transmeton Gazeta Shneta.
Çka është rënkimi në gjumë?
Rënkimi në gjumë klasifikohet si parasomnia, që është një term për sjellje të padëshiruara, veprime, apo mendime të cilat ndodhin kur ne jemi në gjumë, duke rënë në gjumë apo në momentin kur zgjohemi. Ecja dhe të folurit në gjumë janë lloje të tjera të parasomnias.
Rënkimi në gjumë mund të tingllojë si gërhitje, por shkaktari i saj është i ndryshëm. Gërhitja ndodhë kur e merrni frymën. Ju merrni frymën brenda, dhe muskujt e relaksuar dhe gypi nga del fryma krijojnë vibrim, që shkakton atë zhurmën vibruese.
Çfarë e shkakton rënkimin në gjumë?
Ekspertët nuk janë 100% të sigurtë, por Dasgupta tregon se shumë njerëz—sikur ata me anomali faciale—mund të jenë në rrezik të shtuar, pasiqë struktura e pjesës së lartme nga del ajri mund të jetë predispozitë për këto zhurma.
Atletët dhe notarët janë më të prirur pët të rënkuar, gjithashtu. Praktikimi i ushtrimeve të parregullta të frymarrjes gjatë ditës, mund të jetë predispozitë që dikush të marr frymë në mënyrë të pa rregulltë gjatë natës.
A është i rrezikshëm rënkimi në gjumë?
Pjesa më e madhe e rënkimeve në gjumë janë të dëmshme, thotë Dasgupta. Por mund të shkaktojë probleme nëse vazhdimisht po zgjoheni nga gjumi si pasojë e kësaj, apo po ju çon në gjumë të parehatshëm. Nëse kjo është qështja, atëherë flisni me doktorin tuaj.
Gërhitja mund të sinjalizojë një gjendje gjumi që quhet Apnea, gjendje kjo në të cilën rrugët e frymarrjes bllokohen pjesërisht kur ju flini. Ky është një problem pasiqë, Apnea është lidhur shumicën e kohës me probleme serioze shëndetsore si sulmi në zemër apo infarkti.