Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka regjistruar gjatë vitit 2025 gjithsej 20 mijë e 27 vizita specialistike, me një mesatare prej 54 fëmijësh që kanë marrë shërbim çdo ditë.
Gjatë këtij viti, 763 pacientë të shtrirë janë trajtuar në repart.
Stafi i repartit përbëhet nga dy mjekë specialistë pediatër, dy mjekë specialistë pediatër për kujdestari, tre mjekë në specializim, një logoped dhe 12 infermiere të udhëhequra nga kryeinfermierja Nita Begolli.
Reparti udhëhiqet nga shefi i repartit, Dr. Afrim Nimanaj, dhe ofron shërbim për fëmijët që kanë nevojë gjatë gjithë ditës dhe natës./Gazeta Shneta/



