Në ditët e fundit të muajit gusht pritet të ketë ndryshim në temperatura.
Temperaturat minimale do të luahet nga 14C e17C, ndërsa maksimalet nga 27C në ditën e hënë në 24 në ditën e mërkure dhe të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“29.08 – Fillimisht kryesisht me diell. Ditën vije deri te zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë të stuhishme me erë dhe reshje të dendura shiu, që mund të çojnë edhe deri tek ndonjë përmbytje lokale.
30.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite më pas priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
31.08 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.
1.09 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.
2.09 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/




