Në pesë ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Temperaturat minimale përgjatë kësaj jave pritet të jenë 3C deri në 5C, kurse maksimalet do të shënojnë rënie të mërkurën deri në 7C, kurse nga dita e enjte pritet të arrijë deri në 10C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“22.11 – Nga orët e mëngjesit do të ketë shtim të vransira, e gjatë ditës herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.
23.11 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta të shiut. Gjatë ditës reshjet pushojnë.
24.11 – Ftohtë, kryesisht me vransira, por pa të reshura.
25.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.
26.11 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për reshje të dobëta shiu.”, thuhet në njoftimin e fundit./Gazeta Shneta/