Për herë të parë, Spitali i Ferizajit është pajisur me mamograf.
E, tërë kjo është realizuar në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) shkruan Gazeta Shneta.
Së shpejti, kjo pajisje në këtë spital do të jetë funksionale.
ShSKUK po punon vazhdimisht për sigurimin e pajisjeve tjera, të cilat kanë për qëllim të ofrojnë shërbime shëndetësore për pacientët.
“Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Rikujtojmë se, kohë më parë ky spital është pajisur edhe me Tomografi të Kompjuterizuar (CT) të cilësisë së lartë./Gazeta Shneta/