Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë me reshje lokale të shiut, duke vazhduar tutje me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të jenë nga 14C deri në 17C, kurse maksimalet nga 26C, të hënën, deri në 35C, ditën e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“5.07 – Kryesisht me vransira. Paradite reshje lokale shiu. Gjatë ditës priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
6.07 – Pjesërisht vranët dhe më nxehtë.
7.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
8.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
9.07 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/