Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 459 mostra të marra janë konfirmuar 78 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit, 190 pacientë kanë mposhtur virusin, kurse 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste./GazetaShneta/