Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,667 testime të kryera janë konfirmuar 110 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, dy pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 689.
Mes tjerash, MSH-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 17,322 doza të vaksinës, kurse 155,907 qytetarë kanë marr edhe dozën e dytë të vaksinës./GazetaShneta/