Në 24 orët e fundit janë identifikuar 172 raste të reja dhe janë shëruar 114 pacientë, kurse 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë.
Kështu, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar pak qaste më parë shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, nga 172 raste të raportuara, 78 raste janë shënuar në Komunën e Prishtinës.
Pas Prishtinës, radhitet Gjilani me 19 raste, Mitrovica 15 raste, ndërsa komunat e tjera me më pak raste.
Aktualisht, në vendin tonë janë 10,419 të infektuar, 6,058 të shëruar dhe 341 viktima, ndërsa 4,020 është numri i rasteve aktive./GazetaShneta/




