Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,050 testime të kryera janë konfirmuar 169 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e shtatë viktimave është një person i moshës 19-vjeç nga Mitrovica dhe 31-vjeç nga Prizreni.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 313 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 42,948./GazetaShneta/