Në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste pozitive me Covid dhe asnjë rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 166.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204,774 doza të vaksinës. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 11,900 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 48,437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/