Në 24 orët e fundit janë raportuar 18 raste pozitive me Covid-19 dhe një rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 14 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive në vend është 165.
Përgjatë kësaj periudhe janë dhënë 6,595 doza të vaksinës anti covid, kurse mbi 20 mijë qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141,008 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/