Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Riformimi i gjirit ngre moralin e grave të prekura nga kanceri

Jetë 21/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një specialist britanik i sëmundjes së kancerit të gjirit ka arritur në përfundimin se riformimi i gjirit pas ndërhyrjes kirurgjikale mund të ngrejë cilësinë e jetës së pacienteve të prekura nga kjo sëmundje. Kanceri i gjirit, si një nga vrasësit më të mëdhenj të shëndetit të femrave, ka shënuar përqindje tepër të larta në mbarë botën.

Në Britani, numri i pacienteve të prekur nga kanceri i gjirit është afro 55 mijë. Me përparimin e teknikës mjekësore, përqindja e mbijetesës së pacienteve të prekura nga kjo sëmundje por rritet pandërprerë. Tani, pjesa më e madhe e pacienteve që kanë hequr gjirin si pasojë e kancerit po i kushtojnë vëmendje të posaçme riformimit të gjirit. Me këtë merren ekipe të specializuara mjekësh që garantojnë se riformimi i gjirit ngre cilësinë e jetës së këtyre pacienteve. Rritja e madhe e numrit të femrave të prekura nga kanceri i gjirit në Britani, do të thotë se për çdo 10 minuta, nje grua diagnostikohet me kancer gjiri. Me përparimin e teknikës mjekësore, mbijetesa e pacienteve të prekura nga kjo sëmundje është rritur ndjeshëm. Lidhur me këtë zbulim të mjekëve britanikë reagojnë dhe mjekët kinezë.

Njera prej tyre është Huang Xiaochun, e cila ka punuar në Britani e specializuar për kancerin e gjirit për 12 vite. Lidhur me këtë ajo u shpreh: “Në Britani, mbijetesa e pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit arrin në 87%. Kjo përqindje është e lartë, për shkak se kujdesi shëndetësor në fazën e pare të sëmundjes është mjaft i mirë. Disa nga pacientet e prekura nga kanceri i gjirit mund të shërohen, duke u rritur dhe periudha e mbijetesës së tyre nga tumori. ” Sipas mjekes Huang Xiaochun, deri tani, teknika e trajtimeve mjekësore kineze ndaj kancerit të gjirit është shumë e përparuar, ndërsa mbijetesa e pacienteve po zgjatet gjithnjë e më shumë. Por në fazën aktuale, Kinës i nevojitet përmirësim i teknikës së riformimit të gjirit dhe e mbijetesës së pacienteve. “Në Britani, riformimi i gjirit arrin në 90%, çka tregon një përqindje të lartë. Ndërsa në Kinë kjo përqindje është 10%.” Ndërhyrja kirurgjikale te disa paciente të prekura nga kanceri i gjirit mund të shkaktojë heqjen e gjirit, gjë që shëmton fizikun e pacientes. Riformimi i gjirit realizohet me implantimin e protezës së re të gjirit te pacientja.

Me gjithë përparimin e teknikës së avancuar riformimi i gjirit të pacienteve kinezë është relativisht I ulët. Në maj të vitit të kaluar, Shoqata e Mjekësisë Kineze organizoi me specialist të kësaj fushe hartimin e një “Udhërrëfyesi mbi Teknikën e Riformimit të Gjirit pas Heqjes së Tumorit të Gjirit”, me qëllim përdorimin e teknikës së riformimit të gjirit, për të nxitur popullarizimin e kësaj teknike. Për këtë, specialisti i teknikës së riformimit të gjirit, britaniku Ibby Younis tha se pacientet e prekura nga kanceri i gjirit duhet kryejnë fillimisht trajtimin mjekësor ndaj tumorit dhe më pas të marrin në konsideratë ndërhyrjen për riformimin e gjirit. Në Britaninë e Madhe, pacientët dhe mjekët e pranuan në mënyrë të ngadaltë konceptin e riformimit të gjirit. “Para 15­20 vitesh, në Britaninë e Madhe, nuk lejohej ndërhyrja për riformimin e gjirit te pacientet, pasi mungonin tekninat e avancuara. Por tani, shumë paciente zgjedhin riformimin e gjirit. Metodat e ndërhyrjes për riformimin e gjirit varen nga gjendja shëndetësore e pacienteve, mosha, etj. Përveç këtyre, kjo teknikë varet nga gjendja e shërimit të pacienteve pas heqjes së tumorit në gji .” Ibby Younis theksoi se riformimi i gjirit nuk shkakton rikrijimin e tumorit të gjirit. Kjo teknikë nuk është vetëm për kërkesë estetike, por edhe psikologjike sepse rrit cilësinë e jetës së pacienteve, shkruan CRI.

“Në fakt, puna e riformimit lidhet ngushtë me projektimin estetik. Aryet thelbësore lidhen me riformimin e gjirit për ta kthyer në formën normale origjinale. Logjika e thjeshtë është për rivendosjen e gjirit të hequr nga kirurgjia.” Tani, në shumë vende të botës, ku përfshihet dhe Kina, po e trajtojnë riformimin e gjirit si pjesë e rëndësishme përbërëse e trajtimit të kancerit të gjirit dhe po përgatisin eskpertë teknikë në fushën e riformimit të gjirit. Ibby Younis u shpreh se ai planifikon të vizitojë disa vende për të dhënë përvojën e tij në riformimin e gjirit, me qëllim ndihmën ndaj sa më shumë pacienteve. “Kjo do të jetë jo vetëm një ndihmë ndaj pacienteve, por dhe përgatitje e specializuar e mjekëve në vende të ndryshme. Pas largimit tim ata do të vazhdojnë punën për trajtimin e pacienteve, duke u ardhur atyre në ndihmë.”

Artikulli paraprakA është i sigurt fluturimi me aeroplan gjatë shtatzënisë?
Artikulli i rradhës Projekti për shëndetin e grave dhe fëmijëve në Kosovë vlerësohet i suksesshëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.