Është rihapur konkursi për drejtorë në gjashtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Konkursi është rihapur për klinikat: ORL, Neurologji, Psikiatri, Radiologji, Onkologji dhe Kirurgji e Fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.
Kandidatët duhet të kenë arsimim të lartë universitar dhe kualifikim specialistik bashkë me thirrje akademike ose shkencore të lëmisë përkatëse.
Konkursi për këto klinika u anulua para një jave për shkak të procedurave në testimin e kandidatëve.
Afati për aplikim do të jetë i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit. /Gazeta Shneta/