Ministria e Shëndetësisë të premten e kaluar i ka vaksinuar afganët e strehuar në kampin “Liya” në “Bondsteel”.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një njoftimi në Twitter
Në njoftim thuhet se me vaksinimin e tyre i sjell ata më afër plotësimit të kërkesave për zhvendosje, ndërsa ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.
“Të premten, një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë vaksinoi afganët e pritur përkohësisht në Liya/Bondsteel, duke i sjellë ata një hap më afër plotësimit të kërkesave për udhëtimin dhe zhvendosjen e tyre eventuale në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj!”, thuhet në shkrimin e Ambasadës./Gazeta Shneta/