Inspektori Nysret Kuleta është rikthyer në punë pas më shumë se pesë muaj, pasi ishte suspenduar nga puna me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur për suspendimin e Kuletës më 22 nëntor të vitit të kaluar, pasi ai dyshohej se kishte falsifikuar një dokument zyrtar, shkruan Gazeta Shneta.
Tani Gazeta ka marr vesh nga burime se i njëjti është rikthyer në punë pasi Prokuroria ka pushuar hetimet me arsyetimin se nuk ka pasur fakte.
Gazeta ka provuar ta konfirmoj këtë nga Prokuroria Themelore por prokurori përgjegjës për media Ibrahim Berisha nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës. /Gazeta Shneta/