Terapia e plazmës konvaleshente, përdorë gjak nga njerëzit që janë shëruar nga një sëmundje për të ndihmuar të tjerët të shërohen.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi terapinë plazmatike rikuperuese për njerëzit me sëmundje Covid-19 shkruan MayoClinic, përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, FDA, po lejon përdorimin e saj gjatë pandemisë sepse nuk ka asnjë trajtim të aprovuar për Covid-19.
Gjaku i dhuruar nga njerëzit që janë rikuperuar nga Covidi, ka antitrupa ndaj virusit që e shkakton atë.
Poashtu, ky gjaku i dhuruar përpunohet për të larguar qelizat e gjakut, duke lënë pas vetëm lëng (plazmë) dhe antitrupa. Këto mund t’u jepen njerëzve me Covid-19 për të rritur aftësinë e tyre për të luftuar virusin.
Terapia plazmatike konvaleshente, mund t’u jepet njerëzve që janë të shtruar në spital me Covid dhe kjo mund të zvogëlojë ashpërsinë ose të shkurtojë gjatësinë e sëmundjes.
Mjeku juaj mund të marrë në konsideratë terapinë plazmatike nëse jeni shtruar në spital me Covid dhe do të urdhërojë plazmën e rikuperimit që është në përputhje me grupin tuaj të gjakut nga furnizuesi lokal i gjakut të spitalit tuaj. /Gazeta Shneta/