Shumë njerëz përdorin suplemente melatoninë për të ndihmuar me shqetësimet e gjumit, sidomos kur përballen me ndryshime orari si punën me ndërrime, ose vështirësinë për të fjetur për shkak të një orari të çrregullt gjumi.
Melatonina është e disponueshme lehtësisht pa recetë në forma të ndryshme, përfshirë tableta, kapsula duke e bërë atë një opsion të përshtatshëm për ata që kërkojnë një ndihmës natyral për gjumin, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Ndërkohë që melatonina konsiderohet përgjithësisht e sigurt për përdorim afatshkurtër, gjithmonë është e këshillueshme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor para se të integroni melatoninën ose ndonjë suplement tjetër në rutinën tuaj, sidomos nëse keni kushte shëndetësore ose merrni medikamente të tjera.
Melatonina është hormon natyral që prodhohet nga trupi si përgjigje ndaj ndryshimeve të dritës gjatë ditës.
Hulumtimet kanë treguar se melatonina mund të jetë efektive në:
– Reduktimin e kohës që duhen për të fjetur.
– Përmirësimin e cilësisë së gjumit.
– Ruajtjen e një patterni të qëndrueshëm gjumi.
Kur merret si suplement, melatonina rrit nivelet natyrale të hormonit dhe punon duke ndihmuar njerëzit të bien në gjumë. Duhet të merret dy orë përpara gjumit dhe doza mund të variojë nga 1 deri në 3 miligramë (mg).
Suplementet e melatoninës mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e gjumit për ata që punojnë natën ose kanë vështirësi për të fjetur për shkak të pagjumësisë. /Gazeta Shneta/


