Rozana Radi shpesh na ka prezantuar anëtarët e familjes së saj, derisa së fundmi këtë gjë e ka bërë edhe me djalin që ajo e konsideron shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Bëhet fjalë për nipin e Rozanës, i cili kishte festuar mbrëmjen e kaluar semi maturën, dhe ajo i bëri një dedikim special.
Ajo si zakonisht përmend prindërit e saj të cilët nuk jetojnë më, derisa ajo shkruan: Ky është Egi, nipi im, gëzimi ynë i parë. Mbrëmë festoi minimaturën. Jam e lumtur për djalin e edukuar që ime më ka rritur. Ajo nuk i mësoi kurrë Egit sesi të bëhet i pasur por i mësoi sesi të bëhet i lumtur. Tani që po rritet do të mësojë vlerën e gjërave jo çmimin e tyre. Gjyshi dhe gjyshja jote do të ishin mrekulluar me djalin që ti je sot. Paç fat drita e motrës./Express/