Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, po konsideron se ministri nuk mund dhe as nuk d otë duhej të merret me trajtimin e pacientëve.
Këtë konstatim ai e ka shkruar në faqen e tij në facebook, që duket si një reagim ndaj kritikave që i janë adresuar atij, shkruan Gazeta Shneta.
“Po, flasim edhe shumë herë nëse është nevoja! Por, sdi a e keni të kjart se Ministri nuk mund dhe as nuk do të duhej të merret me trajtimin të pacientëve”.
“Ajo është përgjegjësi e mjekut personal, pastaj vjen Shefi i Repartit me Kolegjiumin Profesional, diku ka edhe Kryeshef ( tash e kemi eliminu si post), pastaj vjen Drejtori i Klinikës, Kolegjiumi i Klinikës ose Spitalit, Drejtori Klinik dhe ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Bordi i SHSKUK-së, e tek atëherë MINISTRI I SHËNDETËSISË”, shkruan Rrahmani.
Ai thotë se e ka filluar procedurën për ndryshimin e këtij zingjiri, pasi sipas tij, ka qenë shkatërrues për shëndetësinë, ndonëse më lartë deklaron se “nuk do të duhej të merret me trajtimin e pacientëvve”.
Rrahmani thotë se nuk ka mundur të bëjë mrekulli përgjatë kohës sa ishte ministër dhe arsyetohet për ngecjet e tij me “ligjet e instaluara nga njerëz egoist, narcisoid dhe për interesa klanore dhe individuale”, siç shkruan ai.
Në fund ministri në largim thotë se gjendja në shëndetësië është aq e rëndë, saqë edhe 4-5 ministra pas tij do të kritikohen ashpër.
“Situata në shëndetësi është e atillë ashtu që edhe katër pesë ministra pas meje kanë shumë me u kritiku”, shprehet ai.
Postimi i plotë i tij:
Po, flasim edhe shumë herë nëse është nevoja!
Por, sdi a e keni të kjart se Ministri nuk mund dhe as nuk do të duhej të merret me trajtimin të pacientëve
Ajo është përgjegjësi e mjekut personal, pastaj vjen Shefi i Repartit me Kolegjiumin Profesional, diku ka edhe Kryeshef ( tash e kemi eliminu si post), pastaj vjen Drejtori i Klinikës, Kolegjiumi i Klinikës ose Spitalit, Drejtori Klinik dhe ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Bordi i SHSKUK-së, e tek atëherë MINISTRI I SHËNDETËSISË
Ky zingjirë menagjerial është trashëgu nga Ligji aktual i shëndetësisë ( 04/ L-125), i cili është aprovu nga një Minister tjetër dhe një Qeveri tjetër. Unë dhe kabineti i im ( zv. Ministri është infelktolog dhe jo pediatër, tjetri kirurg) e kamë fillu procedurën për me ndrru, sepse e ka shkatrru strukturën e organizimit në Institucione shëndetësore spitalore.
I vetmi mekanizëm mbikqyrës është Inspektorati shëndetësorë kur kemi informata (me goje apo me shkrim, më mirë me shkrim), nga kushdo qoft se janë ba shkelje dhe trajtim jo i përgjegjshëm.
I nderuar z. Daku, ju sigurisht keni fakte me shkrim dhe ju kisha lut që ato të i sjellni në Ministri te unë në kabinet ose në Inspektorat dhe atëherë ne veprojmë.
E bëra këtë sqarim sepse nga ajo çka kuptova ka vend për me sqaru pozitën e Ministrit, përgjegjësitë nga individi deri te Ministri dhe se nuk ka mundësi me ba mrekulli për ma pak se dy vjet e gjysmë, me ligjet e instaluara nga njerëz egoist, narcisoid dhe për interesa klanore dhe individuale.
Jam krenar me krejt proceset që kamë mund me i inicu, zhvillu dhe disa me i vendos në binar…
Gjithsesi e vlerësoj shumë mendimin ndryshe, dhe ju a rikujtoj një deklarim timin pubik bërë para shumë muajve : situata në shëndetësi është e atillë ashtu që edhe katër pesë ministra pas meje kanë shumë me u kritiku… besojë se e ke ndēgju!
Shnet juve dhe familjes!