Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot në MSh u mbajt takimi i radhës i Këshillit Nacional për Sistemin e Informimit Shëndetësor.
Në këtë takim u raportua rreth gjendjes aktuale të këtij sistemi, sfidat e funksionalizimit të plotë dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim, duke njohur rëndësinë e madhe që ka ky sistem për shëndetësinë në Kosovë, thuhet në një njoftim të MSH-së.
Ministri Rrahmani citohet të ketë thënë se funksionalizimi i Sistemit të Informimit Shëndetësor ka peshën e krijimit të kushteve për një epokë të re në shëndetësi dhe ky proces duhet të kuptohet kësisoj nga të gjithë të involvuarit në funksionalizimin e tij.
Në takim ku janë diskutuar aspekte të ndryshme të këtij sistemi është konkluduar që duhet të fillohet me revidimin e Strategjisë së SISH-it duke ndjekur edhe zhvillimet e reja të teknologjisë informative, ndryshimet në struktura të ndryshme shëndetësore, fazës së deritanishme të pilotimit të këtij sistemi në institucionet shëndetësore të rreth një të tretës së territorit të Kosovës dhe ndihmesën që ky sistem mund t’i hap edhe sistemit të sigurimeve shëndetësore. /Gazeta Shneta/