Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 20 mijë ton mbeturina mjekësore ruhen në Kosovë, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Lajme 03/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 20 mijë ton barna dhe materiale tjera medicinale pa afat llogaritet të jenë nëpër depo në Kosovë që nga viti 2000. Këto mbeturina mjekësore rrezikojnë të shndërrohen në kërcënim për shëndetin e qytetarëve duke i infektuar nëpërmjet ajrit, ujit apo tokës, thotë kryeinspektori farmaceutik Dr. Shaban Osmanaj

Në mungesë të ligjit dhe infrastrukturës në vendin tonë ruhen barna pa afat që nga viti 2000. Në të gjitha depotë publike dhe private llogaritet të jenë rreth 20 mijë ton barna dhe materiale tjera medicinale që iu ka skaduar afati dhe janë të papërdorshme. Për asgjësimin e tyre nevojiten procedura të veçanta ligjore dhe infrastrukturore.

Kryeinspektori i Inspektoratit Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Shaban Osmanaj, thotë se asgjësimin e këtyre barnave e ka paraqitur disa herë. Ai alarmon se zinxhiri i ruajtjes së këtyre barnave pa afat nëpër depo mund të prishet dhe kësisoj të rrezikojnë shëndetin publik e prandaj nevojitet asgjësimi i tyre sa më parë, shkruan Gazeta Shneta.

“Është momenti i fundit për të marr masa sepse mbeturinat mjekësore paraqesin rrezik tokësor, ajror dhe ujor. Nëse produktet ruhen në një ambient të pakontrolluar dhe nën to kalojnë ujëra nëntokësore, atëherë sigurisht se ato janë burim i infeksioneve dhe rrezikut për shëndetin e qytetarëve, ose lirim i gazrave nga djegia në temperatura të larta”, deklaron Osmanaj.

Madje edhe vet asgjësimi i tyre tanimë është shndërruar në problem pasi Osmanaj thotë se duhet të bëhet regjistrimi i tyre. Por ky proces po del të jetë i rrezikshëm edhe për vet inspektorët.

“Së pari duhet të bëhet regjistrimi i barnave sepse mund të ketë barna nga viti 2000. Ne nuk mund t’i themi askujt që të hyjë dhe ta bëj regjistrimin sepse ambienti është i kontaminuar”.

Ai bën të ditur se asgjësimi i tyre është i ndaluar në terrene të hapura. “Vitin e kaluar në Novobërd kemi gjetur rastin kur asgjësimi i produkteve mjekësore është bërë në terren të hapur dhe tanimë me këtë rast po merret Policia e Krimeve Ekonomike të Gjilanit”.

Osmanaj thotë se ky problem tashmë ka shkuar në Qeveri nëpërmjet ministrit të Shëndetësisë ku është krijuar një grup punues për trajtimin e mbeturinave, ku hyjnë edhe ato mjekësore.

Këto mbeturina mjekësore përbëhen nga barna që iu ka skaduar afati nëpër depo private, barna të konfiskuara nga Dogana e Kosovës apo nga Inspektorati Farmaceutik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMamia Razije Musa ju tregon dallimin ndërmjet akneve dhe puçrrave nga nxehtësia
Artikulli i rradhës Shfaqja e njollave në fytyrë gjatë shtatzënisë, ja si t’i trajtoni

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.