Mamia Razije Musa ka shpjeguar dallimin ndërmjet akneve dhe puçrrave tek fëmijët të cilat shkaktohen nga nxehtësia.
Akne apo puçrra nga nxehtësia ??
Plotësisht e kuptoj çdo nanë të shqetësuar për çdo ndryshim te femija. Sot dua të ndalem të spjegoj dallimin në mes të puçrrave të nxehtësië dhe akneve.
Sa herë nanat më kontaktojnë të shqetësuara për ndryshimet në lëkurë kërkoj një fotografi dhe lehtë e dalloj llojin e ndryshimeve, nëse ju e keni mbështjellë shumë fëmijën, nëse temperatura e dhomës është më e lartë se 22 gradë celsius fëmija mund të ketë purçrra në trup dhe fytyrë.
Prandaj mos e bëni shumë nxehtë ambientin ku është fëmija, mos e mbështjellni shumë, kujdes me llojin e rrobave që u veshni, mos u vëni kapele e doreza në ambiente të mbyllura sepse ashtu vetëm sa e rritni temperaturën trupore. Duhet t’a potencoj faktin se nxehtësia e tepruar e ambientit rrjedhimisht edhe e trupit është shumë e rrezikshme për bebet. Një prej faktorëve që e rritin rrezikun për vdekjen e papritur të foshnjeve (SIDS) është nxehtësia.
Nga ana tjetër aknet paraqiten dy javë pas lindjes dhe nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, njihen si puçrra hormonale që barten prej shtatëzanisë nga nana, për këto nuk duhet asnjë trajtim i veçantë, mos i prekni, mos i shtrydhni, pastrojeni fytyrën e bebes me ujë dhe fshijeni mirë me ndonjë peshkir të pastërt dhe të butë. Aknet zgjasin disa javë dhe zhduken vetë pa asnjë problem.
Në foton e parë e shihin shembullin e puçrrave nga nxehtësia, në të dytën janë aknet.
Me dashuri, Razija.