Rreth 45% e të moshuarve tashmë kanë marrë vaksinën anti covid në Britani, njofton Departamenti i Shëndetësisë.
Njoftimi vjen pasi kryeministri Boris Johnson ka bërë të ditur se mbi 37,000 pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar dhe mbi 3.2 milionë persona janë vaksinuar shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Qeveria e Britanisë vazhdon t’ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën për të cilin kanë të drejtë.
Deri më tani, qeveria është duke ecur sipas planit, në të cilin deri më 15 shkurt synon të vaksinojë: personat mbi moshën 70 vjeçare, banorët dhe personelin e shtëpive të kujdesit, punëtorët shëndetësor dhe individët që janë të ndjeshëm./GazetaShneta/