Rrezikoni infarkt, nëse zgjoheni në këtë mënyrë

2017-04-05 në ora 08:46

Në momentin e gjumit, rrahjet e zemrës te njeriu ulin ritmin dhe trupi bie në gjendje qetësie.

Shpesh, për tu zgjuar, përdorim alarmin e telefonit, ose të orës.

Në momentin e ziles, nxitojmë për t’u ngritur me shpejtësi nga shtrati. Këtu qëndron edhe problemi kryesor.

Ritmi i rrahjes së zemrës përshpejtohet menjëherë nëse ngrihemi në këtë mënyrë, dhe kjo sipas mjekëve rrit mundësinë e ndonjë infarkti.