Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziku i komplikimeve neurologjike në personat e pavaksinuar dhe të vaksinuar kundër COVID

Jetë 01/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
covid-19
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinat po rezultojnë efektive në reduktimin e infeksioneve SARS-CoV-2, shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Të gjitha vaksinat e miratuara kanë kaluar nëpër prova klinike të rastësishme për të testuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e tyre, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, zhvillimi i shpejtë i vaksinave mbi COVID-19 do të thotë se këto prova nuk ishin mjaft të mëdha për të zbuluar ngjarje të padëshiruara shumë të rralla.

Një studim i fundit zbuloi se rreziku i komplikimeve neurologjike ishte më i lartë tek njerëzit që rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 sesa tek ata që kishin marrë vaksina kundër infeksionit.

Vaksinat kundër COVID-19 i nënshtrohen testimit në prova të mëdha klinike të rastësishme përpara se të licencohen për përdorim.

Përshembull, vaksina Oxford/AstraZeneca, iu nënshtrua testimit në më shumë se 11,000 njerëz nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe Brazili.

Për më tepër, mbi 43,000 individë u angazhuan në testimin e provave klinike të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Pavarësisht nga përmasat e mëdha të këtyre studimeve, ata nuk ishin në gjendje të zbulonin ngjarje negative shumë të rralla – ato që ndodhin si një raport ‘një ngjarje në 10,000 raste’.

Ndërsa çdo ditë e më shumë, kemi popullsi nga e gjithë bota që vaksinohen kundër SARS-CoV-2, vlerësimet rrezik/përfitimet të këtyre vaksinave janë gjithnjë e më të rëndësishme.

Identifikimi i ngjarjeve të rralla anësore të lidhura me vaksinat janë tani një prioritet shkencor global.

Një rrezik i shtuar i trombozës së sinusit venoz cerebral pas vaksinës së Oksfordit është një shembull i një ngjarjeje të rrallë negative të lidhur me vaksinat.

Disa vende e kanë kufizuar përdorimin e kësaj vaksine tek individët me rrezik të ulët derisa studiuesit të kenë mbledhur informacione të mëtejshme.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar së fundmi përfunduan një studim të madh, të bazuar në popullatë.

Ata krahasuan rrezikun e komplikimeve neurologjike tek njerëzit me një infeksion SARS-CoV-2 me individë që kishin marrë së fundmi një dozë të parë të vaksinave Oxford-AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech.

Rezultatet e tyre u shfaqen në Nature Medicine.

Megjithëse SARS-CoV-2 prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes, ka prova që koronaviruset mund të sulmojnë sistemin nervor. Kjo mund të rezultojë në komplikime të ndryshme.

Ngjarjet shumë të rralla neurologjike kanë gjithashtu lidhje me vaksinat e COVID-19, duke përfshirë mielitin transversal, sindromën Guillain-Barré dhe paralizën e Bell-it.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit, drejtuan hulumtimin e fundit rreth këtyre ngjarjeve shumë të rralla duke marrë të dhëna të botës reale nga mbi 32 milionë të informacioneve të kujdesit shëndetësor të njerëzve të vaksinuar në Angli.

Këto të dhëna përfshinin 2 milionë individë me një test pozitiv SARS-CoV-2 – ku prej tyre, rreth 90% rezultuan pozitivë përpara vaksinimit.

Shkencëtarët llogaritën rrezikun e zhvillimit të komplikimeve neurologjike brenda 28 ditëve pas dozës së parë të vaksinave Oxford/AstraZeneca ose Pfizer/BioNTech brenda 28 ditëve nga një test pozitiv SARS-CoV-2.

“Në përgjithësi, gjetjet nga ky studim tregojnë se rreziqet e shtrimit në spital nga komplikimet të sistemit nervor të lidhura me infeksionin COVID-19 janë më të mëdha se rreziqet që lidhen me vaksinat kundër COVID-19; duke theksuar përfitimet e programeve të vazhdueshme të vaksinimit.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKy bari me kosto efektive mund të ndihmojnë në trajtimin e COVID-19, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës Doza e tretë përforcuese e COVID-19 pritet të mbulojë një faktor kryesor të rrezikut të vdekshmërisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.