Një analizë e fundit tregon se trajtimi i hershëm i COVID-19 me një antidepresant me kosto të ulët të quajtur fluvoxamine mund të zvogëlojë rrezikun e rezultateve të rënda.
Sipas autorëve, në mesin e pjesëmarrësve me rrezik të lartë, fluvoxamine uli rrezikun e shtrimit në spital, krahasuar me njerëzit që morën një placebo shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Të dhënat erdhën nga prova ‘TOGETHER’ ku përfshinin informacione nga 741 njerëz me COVID-19 që morën barin fluvoxamine në një mjedis të kujdesit urgjent.
Ndër të tjera, bashkëhulumtuesi Dr. Edward Mills, nga Universiteti McMaster, në Kanada, shpjegon pse rezultatet janë të rëndësishme:
“COVID-19 ende paraqet rrezik për individët në vendet me burime të ulëta dhe akses të kufizuar në vaksinime.
Identifikimi i terapive të lira, gjerësisht të disponueshme dhe efektive kundër COVID-19 është si rrjedhim i një rëndësie të madhe dhe ripërdorimi i medikamenteve ekzistuese që janë gjerësisht të disponueshme dhe që kanë profile sigurie të mirëkuptuara që janë me interes të veçantë.” /Gazeta Shneta/