Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet e përdorimit të tepërt të ilaçit për humbje peshe – Mounjaro

Jetë 21/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitet e fundit, interesimi për ilaçet GLP-1, të përdorura fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, është rritur ndjeshëm për shkak të efektit të tyre në humbjen e peshës.

Ilaçe si Ozempic dhe Mounjaro përdoren shpesh “off-label” për kontrollin e peshës, ndërsa Zepbound dhe Wegovy janë miratuar posaçërisht për këtë qëllim, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Sipas të dhënave të vitit 2024, rreth 12% e të rriturve amerikanë – një në tetë persona – kanë përdorur një ilaç GLP-1. Nga viti 2019 deri në 2024, përdorimi i tyre për trajtimin e obezitetit u rrit me mbi 580%, nga 0.3% në 2.05% të popullsisë së rritur.

Këto ilaçe administrohen më së shumti përmes stilolapsave injektues, të dizajnuar për katër javë përdorim. Çdo stilolaps përmban disa doza javore që lëshohen automatikisht me çdo injeksion.

Megjithatë, shumë përdorues kanë vënë re se pas katër dozave të zakonshme mbetet ende pak ilaç në stilolaps – një sasi që komunitetet online e quajnë “doza e artë”. Disa mendojnë ta përdorin këtë dozë shtesë për një javë më shumë në kursin e trajtimit.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i kësaj “doze të artë” është i rrezikshëm.

Sipas mjekëve, sasia e mbetur në stilolaps është një tepricë e llogaritur për arsye sigurie dhe nuk duhet të administrohet, pasi mund të çojë në mbidozë, efekte anësore të rënda ose dëmtime nga përdorimi i pasaktë i pajisjes.

Ilaçi i mbetur duhet të hidhet në mënyrë të sigurt, sipas udhëzimeve farmaceutike ose mjekut përkatës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnashkalimi i mëngjesit mund të rrisë rrezikun e hipertensionit dhe niveleve të larta të sheqerit në gjak
Artikulli i rradhës Ekografia Doppler zbulon funksionimin e placentës te gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.