Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet e përdorimit të thjerrëzave të syve sipas studimeve të fundit

Jetë 10/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
lentet e kontaktit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thjerrëzat e syve apo lentet e kontaktit përdoren zakonisht si alternativë ndaj syzeve. Ndërsa ka shumë përfitime nga mbajtja e tyre, një studim i ri ka lëshuar një paralajmërim sigurie.

Ka disa mënyra për të menaxhuar shikimin e dobët si mbajtja e syzeve, operacioni me lazer dhe përdorimi i lenteve të kontaktit, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Lentet e kontaktit mund të vijnë në forma të ndryshme, duke përfshirë ato që mund të ripërdoren.

Një studim i ri sugjeron se përdorimi i gabuar i lenteve të ripërdorshme mund të rezultojë në një infeksion kërcënues të shikimit.

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Ophthalmology’ nga Universiteti College London, njerëzit që mbajnë lente kontakti çdo ditë kanë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë një infeksion të rrallë të shikimit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti në bashkëpunim me spitalin e njohur Moorfields Eye në Londër.

Sipas tyre, lentet e ripërdorshme mund të rrisin rrezikun e Keratitit Acanthamoeba (AK).

Rreziku gjithashtu rritet nëse këto lente mbahen gjatë natës ose gjatë dushit.

Autori kryesor i studimit, profesor John Dart, tha në një deklaratë:

“Vitet e fundit ne kemi parë një rritje të keratitit Acanthamoeba në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, ndërsa infeksioni është ende i rrallë, ai është i parandalueshëm dhe kërkon një përgjigje të shëndetit publik”.

Profesor Dart shtoi se ndërsa një përgjigje e shëndetit publik ishte e nevojshme nga këto gjetje, lentet e kontaktit mbetën të sigurta.

Ai tha: “Lentet e kontaktit në përgjithësi janë shumë të sigurta, por shoqërohen me një rrezik të vogël të keratitit mikrobial, më së shpeshti i shkaktuar nga bakteret, dhe që është i vetmi komplikacion kërcënues i shikimit nga përdorimi i tyre.

“Duke pasur parasysh se rreth 300 milionë njerëz në mbarë globin mbajnë lente kontakti, është e rëndësishme që njerëzit të dinë se si të minimizojnë rreziqet e tyre për zhvillimin e keratitit.”

Simptomat e infeksionit përfshijnë:

  • Ndjesia e diçkaje në sy.
  • Dhimbje në sy.
  • Skuqje e syve.
  • Shikim i turbullt.
  • Ndjeshmëria ndaj dritës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi t’i ndihmojmë adoleshentët të bëjnë gjumë më të mirë dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor
Artikulli i rradhës Një e treta e grave në lindje vuajnë nga depresioni në Maqedoninë e Veriut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.