Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet shëndetësore nëse flini më shumë se 8 orë

Jetë 11/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja tregojnë se nëse flini shumë, mund të keni probleme serioze në zemër.

Një studim i botuar në revistën ‘European Heart’ zbuloi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose nga bllokimi i enëve të gjakut në tru, krahasuar me ata që flenë mesatarisht nga 6 deri në 8 orë.

Sondazhi u krye në 116.000 të anketuar, të moshës 35 deri në 70-vjeç, në 21 vende, transmeton lajmi.net.

Për tetë vite sa zgjati, 4.365 njerëz vdiqën me probleme serioze të zemrës.

“Gjumi është thelbësor për shëndetin e njeriut dhe mesatarisht, çdo person kalon një të tretën e ditëve të tyre duke fjetur,” thanë shkencëtarët.

Në krahasim me ata që flinin mesatarisht nga 6 deri në 8 orë, ata që flinin 8 dhe 9 orë, kanë pesë për qind më shumë shanse për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Ata që flenë mesatarisht 9 ose 10 orë kanë një shans 17 për qind më të madh për të zhvilluar një sëmundje të zemrës. Për ata që flenë më shumë se 10 orë, kjo përqindje rritet ndjeshëm. Ata kanë një shans 41 për qind të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ju nuk duhet të flini për më pak se 6 orë, pasi edhe atëherë jeni në rrezik për sëmundje kardiovaskulare (nëntë për qind).

Përfundimi i studimit është se njerëzit mesatarisht duhet të flenë 6 deri në 8 orë. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakStudim: Foshnjat e lindura nga metodat artificiale më të rrezikuara nga kanceri
Artikulli i rradhës Simptomat e menopauzës në moshën 40 dhe 45 vjeçare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.