Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet shëndetësore nga konsumi i lartë i sheqerit

Jetë 03/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse sheqeri ka shije të këndshme, konsumimi i tij në sasi të tepërta mund të ketë pasoja serioze për shëndetin. Sipas Natalie Rizzo, dietologe e licencuar, një nga shenjat më të qarta të konsumit të lartë të sheqerit është ndjesia e vazhdueshme e urisë dhe pamundësia për t’u ndier i ngopur edhe pas një vakti të plotë.

Sa sheqer është shumë?

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 9 lugë çaji (36 gramë ose rreth 150 kalori) sheqer të shtuar në ditë, ndërsa gratë duhet ta kufizojnë konsumin në 6 lugë çaji (25 gramë ose rreth 100 kalori). Nga ana tjetër, udhëzimet dietike të SHBA-së (2020–2025) lejojnë deri në 50 gramë sheqer të shtuar në një dietë prej 2000 kalorish, megjithëse kjo sasi konsiderohet kufiri maksimal.

Sheqeri natyral dhe sheqeri i shtuar

Sheqernat natyrale gjenden në fruta, perime, bulmet, bishtajore dhe drithëra të plota. Këto ushqime janë të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë, prandaj nuk ka arsye të shmangen. Ndryshe nga to, sheqernat e shtuara përdoren gjatë përpunimit të ushqimeve për të përmirësuar shijen dhe gjenden jo vetëm në ëmbëlsira e pije të gazuara, por edhe në produkte të përditshme si buka, drithërat, kosët, salcat dhe supat.

Pasojat e konsumit të lartë të sheqerit

Ushqimet e pasura me sheqer të shtuar nuk japin ndjesi ngopjeje. Studimet tregojnë se sheqeri çrregullon sinjalet e urisë dhe ngopjes, rrit oreksin dhe çon në konsum të tepërt kalorish, duke favorizuar shtimin në peshë. Në afat të gjatë, ai lidhet me prishjen e dhëmbëve dhe rrit rrezikun për tension të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, kancer dhe vdekje të parakohshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLidhja midis artritit reumatoid dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Koha e tepërt para ekranit dhe efektet në shëndetin mendor tek adoleshentët

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.