Është rritur numri i pacientëve të sëmurë me Covid-19 në spitalet e Kosovës, si dhe numri i rasteve aktive të infektuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Covid-19 ka mbërritur në 1552, numri më i lartë prej valës së fundit të pandemisë në Kosovë gjatë muajit gusht dhe shtator, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq ka filluar edhe rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spitalet e Kosovës.
SHSKUK ka njoftuar se në trajtim për Covid-19 janë 16 pacientë pozitiv. Para një jave në SHSKUK kanë qenë vetëm pesë pacientë.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient. /Gazeta Shneta/