Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës është në proces për t’u bërë me drejtor të ri, por në të njëjtën kohë ushtruesi i detyrës së drejtorit Shefqet Mrasori, ka shpallur konkurs për vende të lira pune.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallur konkurs për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike më 15 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo procedurë është ende në fazën e rekrutimit, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithatë ushtrues i detyrës së drejtorit të QKSUK-së, Shefqet Mrasori, nuk ka pritur të kryhet procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri. Ai nga pozita e ud-së ka shpallur konkurs për vende të lira pune.
QKSUK ka hapur konkurs për shtatë pozita të lira pune për mjekë specialistë në pesë lëmi të ndryshme, dy asistente të stomatologjisë-infermiere, një teknik të stomatologjisë, një zyrtar për teknologji informative, si dhe një punëtor sigurimi.
Afati për pranimin e aplikacionieve për kandidatët është deri më 14 janar 2022. Konkursin e plotë e gjeni në këtë vegzë: Konkursi QKSUK/Gazeta Shneta/