Javët e fundit, numri i rasteve të reja me Covid është rritur mbarë botën.Varianti i ri, Delta, është përhapur shumë shpejt dhe target grupi i këtij varianti janë të rinjët.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë paralajmëruar se Delta është më e rëndë sesa versionet e mëparshme të Covid shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
CDC ka cituar studimet nga Kanadaja, Singapori dhe Skocia që tregon se njerëzit të infektuar me varianti e ri kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë shëndetësore.
Në anën tjetër, ekspertët e sëmundjeve infektive kanë treguar se tre studimet e fundit sugjerojnë rritje të rrezikut nga Delta, mirëpo pjesëmarrësit kishin kufizime dhe ende nuk janë rishikuar të dhënat nga ekspertët e jashtëm.
“Është e vështirë të përcaktosh rritjen e ashpërsisë dhe paragjykimit të popullsisë”, tha Lawrence Young, virologe në Britaninë e Madhe.
Aktualisht, pjesa më e madhe e rasteve të raportuara po kërkojnë ndihmë shëndetësore./GazetaShneta/