Studimi i botuar në British Journal of Ophthalmology ka treguar se fëmijët mund të kenë probleme me miopinë (shkurtë-pamësia) gjatë pandemisë Covid.
Fillimisht, studiuesit kanë analizuar të dhënat nga testet e syve nga afërsisht 2 mijë fëmijëve në Hong Kong shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Ata zbuluan se shkalla e miopisë ishte rritur dyfish gjatë pandemisë, në krahasim nga studimi paraprak.
Studiuesit paralajmëruan se qëndrimi pranë ekranit dhe zvogëlimi i kohës jashtë ambientit të shtëpisë ka rritur zhvillimin e miopisë.
“Ne treguam një rritje të mundshme të incidencës së miopisë, ulje të konsiderueshme të kohës në natyrë dhe rritjes së kohës para ekranit te nxënësit”, thanë autorët e studimit.
“Rezultatet tona shërbejnë për të paralajmëruar profesionistët, dhe gjithashtu prindërit, mësimdhënësit për të parandaluar miopinë e fëmijërisë – një krizë e mundshme e shëndetit publik si rezultat i Covid”./GazetaShneta/