Infeksioni në vesh është një infeksion i cili ndodh në hapësirën prapa daulles së veshit.Këto infeksione janë të zakonshme si te foshnjet ashtu edhe te fëmijët.Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pesë në gjashtë fëmijët do të përjetojnë të paktën një infeksion në vesh para moshës tre-vjeçare.
Shenjat e zakonshme me të cilat bebi juaj përballet është vështirësia në të ushqyerit, ethe, apo edhe nervozë shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Me këtë rast, pediatri juaj, në bazë të simptomave, mund të konkludojë se bebi juaj është duke u përballur me një infeksion në vesh.
Shenjat se bebi juaj ka infeksion në vesh janë:
Të qajturit dhe nervoza: Infeksioni në vesh mund të shkaktojë dhimbje te bebi juaj.Me këtë rast, kur bebi juaj është i shtrirë dhe qan shumë, kjo është si pasojë e presionit që shkakton veshi kur ai/ajo qëndron i shtrirë.
Tërheqja e veshit: Një nga shenjat që bebi juaj mundohet t’ju tregoj është tërheqja e veshit
Vështirësi në të ushqyerit: Procesi i thithjes dhe gëlltijes krijon presion në veshin e bebit tuaj.Ndonëse, bebi mund të ndihet i uritur e ka shumë të vështirë për të ngrënë nga dhimbja e veshit.
Ethet: Është vlerësuar se 50 përqind e bebeve përjetojnë ethe kur përballen me një infeksion në vesh./GazetaShneta/