Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i të rinjve që kërkojnë ndihmë rreth çështjes së shëndetit mendor në Angli

Lajme 23/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë pranuar në njësitë e mjekësisë akute të spitaleve në Angli për shqetësime mendorë është rritur me 65% ndërmjet viteve 2012 dhe 2022.

Studimi i publikuar në revistën “The Lancet Child and Adolescent Health”, analizoi të dhënat për të gjitha pranimet e fëmijëve nga mosha 5 deri në 18 vjeç në njësitë mjekësore të Anglisë nga 1 prilli 2012 deri më 31 mars 2022, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtuesit zbuluan se gjatë periudhës dhjetëvjeçare, pranimet për shqetësime shëndetësore mendore u rritën nga 24,198 në 39,925 (rritje prej 65%), krahasuar me një rritje prej vetëm 10.1% për pranime të të gjitha llojeve të sëmundjeve, që u rritën nga 311,067 në 342,511.

Rritjet më të mëdha të pranimeve ishin tek vajzat nga mosha 11-15 vjeç, nga 9,091 në 19,349 (rritje prej 112.8%), dhe për çrregullimet e të ngrënit, nga 478 në 2,938 (rritje prej 514.6%).

Ky studim është i pari që analizon tendencat kombëtare për pranimin e fëmijëve dhe të rinjve për çështje të shëndetit mendor në njësitë mjekësore akute.

Hulumtuesit nuk mundën të përcaktojnë arsyet pas rritjes dramatike të rasteve në studimin e tyre.

“Gjetjet tona gjithashtu tregojnë se këto rritje nuk janë vetëm pasojë e pandemisë COVID-19, pasi ka pasur rritje të numrit të pranimeve çdo vit që nga viti 2012.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakI zhdukur prej rreth një jave, gjendet trupi i pajetë i 63-vjeçarit në Fier
Artikulli i rradhës Ndikimi i sklerozës multiple në shtatzëni dhe shëndetin mendor të grave

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.